LAJMI I FUNDIT:

Katari bëhet me metro, gjithçka shkëlqen nga pastërtia dhe luksi i pafund (Foto/Video)

Katari bëhet me metro, gjithçka shkëlqen nga pastërtia dhe luksi i pafund (Foto/Video)

Katari është bërë me linjën e parë të metrosë, tri vite e gjysmë para se të fillojë kampionati botëror i futbollit “Qatar 2022”.

“Nuk kam besuar se do të arrij ta përjetoj momentin kur metroja do të ndërtohet në Dohi”, ka deklaruar një pensionist që dikur punonte në industrinë e aviacionit, duke theksuar se të gjithë në këtë vend janë krenar për këtë projekt, transmeton Telegrafi.


Sikurse të gjithë të tjerët që e përdorin metronë, edhe ai ka shijuar vozitjen duke bërë selfie nga treni dhe ka ruajtur biletën si kujtim për këtë moment historik.

Linja e kuqe lidh stadiumet Al-Vakrag dhe Lusail, ku do të zhvillohen ndeshjet gjatë kampionatit botëror “Qatar 2022”. Kurse linja e dytë është 400 kilometra e gjatë dhe lidh aeroportin ndërkombëtar Hamad me qendrën e qytetit Dohe, por kjo linjë edhe nuk është funksionale.

I tërë rrjeti i hekurudhës nëntokësore pritet të hapet deri në vitin 2022 dhe do të ketë tri linja, të kuqen, kaltrën dhe atë të artën me 37 stacione. Në metro gjithçka shkëlqen nga pastërtia e lëre më mos të flasim për luksin që ngjan me ato të përrallave. /Telegrafi/