LAJMI I FUNDIT:

Katalonja sot shpall pavarësinë, presin njohje nga Kosova

Katalonja sot shpall pavarësinë, presin njohje nga Kosova

Katalonja do të presë një prej njohjeve të para nga Kosova pasi të shpallë pavarësinë ditën e sotme.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” eurodeputeti katalonjas Josep Maria Terricabras.


Terricabras ka zbuluar për gazetën “Zëri” se nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme për ta ndryshuar atë Katalonja do të shpallë pavarësinë e saj sot, duke jetësuar kështu vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve, të cilët votuan në referendumin e së dielës.

Për ta bërë këtë ai ka thënë se janë të përgatitur edhe të vdesin. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk beson që konflikti do të eskalojë në luftë sikur në rastin e Kosovës.

“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e medieve dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima”, ka thënë Terricabas, transmeton zeri.info.

Të vetëdijshëm për atë që mund t’ju ndodhë nga qeveria spanjolle, megjithëse me jo shumë shpresë, Terricabras ka thënë se pret nga institucionet ndërkombëtare që t’i mbrojnë dhe të kenë një reagim.

Në fund Terricebras ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian që ta njohë pavarësinë e Kosovës. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori