LAJMI I FUNDIT:

Katalonia refuzon planin “pushtues” të Madridit

Katalonia refuzon planin “pushtues” të Madridit

Presidenti katalanas, Carles Puigdemont thotë se rajoni nuk do ta pranojë planin e Madridit për qeverisje direkte, duke e quajtur atë sulmin më të rëndë ndaj institucioneve në Katalunjë që nga diktatura e gjeneralit Franco, nën të cilën autonomia rajonale u hoq.

Planet e kryeministrit Rajoy përfshijnë shkarkimin e udhëheqësve të Katalunjës dhe kufizime mbi Parlamentin e saj. Por Puigdemont thotë se qeveria spanjolle po vepron në kundërshtim me vullnetin demokratik të katalanasve, pasi refuzoi ofertat për dialog.


Rajoy aktivizoi nenin 155 të Kushtetutës, që lejon vendosjen e sundimit të drejtpërdrejtë në rast krize mbi çdo rajon autonom të vendit. Ai nuk shkriu Parlamentin, por foli për zgjedhje të reja. Përdorimi i nenit 155 të Kushtetutës ka ndezur kritika në Katalunjë, ku shumëkush mendon se kjo ka çuar në pezullimin e fuqive vetëqeverisëse të rajonit.

Kryetarja e Parlamentit katalanas, Carme Forcadell i quajti masat një “grusht shteti de facto”.

“Është një grusht shteti brenda një vendi anëtar të BE-së”, tha ajo, duke shtuar se Rajoy po kërkonte të rrëzonte një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Zv.presidenti katalanas, Oriol Junqueras tha në anën tjetër se Rajoy dhe aleatët e tij nuk kishin pezulluar thjesht autonominë, por kishin pezulluar demokracinë.

Kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau nënvizoi se ky ishte një sulm serioz ndaj të drejtave dhe lirive, jo vetëm në Katalunjë, por edhe më gjerë. Iñigo Urkullu, president i qeverisë në rajonin gjysmëautonom bask tha se, përdorimi i nenit 155 ishte ekstrem dhe joproporcional.

Sidoqoftë, eksponentë politikë katalanas që janë kundër pavarësisë mendojnë se, mbajtja e zgjedhjeve të reja mund të rikthejë vullnetin e mirë dhe demokracinë në rajon. Aktivizimi i nenit 155 nga Mariano Rajoy ishte paralajmëruar ditë më parë, por shpallja e tij, sidoqoftë pati një impakt të madh, transmeton tch.

Neni nuk është evokuar asnjëherë më parë, ndaj ka një lloj misteri rreth tij. Edhe pse Rajoy këmbëngul se vetëqeverisja e Katalunjës nuk është pezulluar, shumë nuk janë dakord. Heqja nga detyra e Carles Puigdemont dhe pjesëtarëve të kabinetit të tij, për të lejuar ministrat në Madrid që të marrin detyrat e tyre, duket një marrje e pastër në duar e frenave në Katalunjë.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori