LAJMI I FUNDIT:

Katalepsia – çrregullim në të cilin ndjenja e dhimbjes dhe prekjes humbet

Katalepsia – çrregullim në të cilin ndjenja e dhimbjes dhe prekjes humbet

Pacienti me simptoma të katalepsisë duhet të kërkojë ndihmë profesionale

Kjo gjendje në disa situata mund të jetë kërcënuese për jetën, ndaj është e nevojshme të bëhet gjithçka për të garantuar sigurinë e katalepsisë.


Katalepsia është një term mjekësor që përshkruan një gjendje në të cilën pacienti qëndron në një pozicion të zënë ose të imponuar spontanisht për një kohë të gjatë.

Në greqisht, katalepsis do të thotë ngurtësi, ndalje. Gjendja përfshin humbjen e lëvizjeve të vullnetshme, ngurtësinë e muskujve, qëndrimin fiks dhe ndjeshmërinë e reduktuar ndaj dhimbjes.

Katalepsia është simptomë e një sërë gjendjesh, duke përfshirë epilepsinë, skizofreninë, histerinë, sëmundjen e Parkinsonit.

Ndodh pas përdorimit të lëndëve narkotike dhe mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i disa llojeve të ilaçeve në trajtimin e skizofrenisë, transmeton Telegrafi.

Personi duket “i ngurtësuar”

Një person në gjendje katalepsie është më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjes dhe prekjes, nuk komunikon me mjedisin, nuk u përgjigjet pyetjeve. Pacienti duket i “ngurtësuar”.

Duke ekzaminuar historinë mjekësore, ekzaminimin fizik dhe simptomat e sëmundjes, mjeku bën një diagnozë. Ndonjëherë do të nevojiten teste shtesë laboratorike për të ndihmuar mjekun të kuptojë simptomat. Diagnoza varet nga simptomat e tjera që ka personi. Për shembull, një pacient me simptomë të katalepsisë, e cila shoqërohet me ekolali (përsëritje të padëshiruar të fjalëve), marramendje dhe mutizëm (paaftësi për të folur) mund të diagnostikohet me katatoni.

Bllokada e receptorëve të dopaminës

Katalepsia nuk është një sëmundje në vetvete, por një simptomë e disa formave të çrregullimeve neurologjike dhe sëmundjeve të tjera. Katalepsia mund të shkaktohet nga kokaina, epilepsia, sëmundja e Parkinsonit, përdorimi i ketaminës.

Sipas një studimi të vitit 2013, katalepsia është rezultat i bllokimit të disa receptorëve të dopaminës që ndikojnë në aftësitë motorike. Katalepsia mund të ndodhë si një efekt anësor i medikamenteve antipsikotike të përdorura për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar.

Si trajtohet katalepsia?

Trajtimi i katalepsisë është planifikuar në lidhje me çrregullimin themelor shëndetësor që shkakton këtë gjendje. Rastet e katalepsisë që shkaktohen nga stresi dhe trauma zakonisht zgjidhen dhe pakësohen me kalimin e kohës, ndërsa psikoterapia mund t’i ndihmojë këta pacientë.

Nëse katalepsia shoqërohet me çrregullime psikotike si skizofrenia ose katatonia, përdorimi i antipsikotikëve është i mundur. Disa pacientë ndihmohen nga barnat e grupit të relaksuesve të muskujve, të cilët relaksojnë gjymtyrët dhe ngurtësinë posturale të shkaktuar nga katalepsia.

Kafeina, stimulim i thellë i trurit

Antagonistët e adenozinës mund të jenë të dobishëm në trajtimin e katalepsisë së shkaktuar nga haloperidol antipsikotik. Në një studim, u zbulua se kafeina redukton ndjeshëm simptomat e katalepsisë dhe përmirëson lëvizjen. Një studim i vitit 2018 zbuloi se stimulimi i thellë i trurit ishte efektiv në zbutjen e katalepsisë së shkaktuar nga haloperidol te njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit. Stimulimi i thellë i trurit është një operacion gjatë të cilit ekspertët vendosin tela të hollë, elektroda, në strukturat e trurit të quajtura ganglione bazale. Mjekët shpjegojnë se ganglionet bazale përbëhen nga grupe qelizash nervore dhe ndodhen thellë në masën e trurit. Grupet janë të lidhura me njëri-tjetrin, por edhe me korteksin cerebral. Ndërveprimi i tyre i ndërsjellë, si dhe komunikimi me korteksin cerebral, është përgjegjës për sigurimin e lëvizjeve të shpejta dhe të sakta të planifikuara për një person.

Katalepsia po studiohet gjithnjë e më shumë, me një studim të vitit 2020 të botuar në revistën Translational Psychiatry duke vënë në dukje se katalepsia e shkaktuar nga haloperidoli e ka origjinën në një pjesë të trurit të quajtur striatum, i cili drejton informacionin dhe udhëzimet në ganglion bazale, të cilat më pas nisin lëvizjen.

Një pacient me simptoma të katalepsisë kërkon ndihmë profesionale. Kjo gjendje mund të jetë kërcënuese për jetën në disa situata, ndaj duhet bërë gjithçka për të garantuar sigurinë e pacientit. Nëse katalepsia është rezultat i marrjes së kokainës ose ketaminës, simptomat mund të largohen vetë. Megjithatë, është e nevojshme që personat që përjetojnë katalepsi të konsultohen me mjekun.

Në rast se katalepsia është pasojë e sëmundjes së Parkinsonit ose epilepsisë, mjeku specialist do të hartojë një plan trajtimi në përputhje me gjendjen e pacientit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori