LAJMI I FUNDIT:

Kastriot Jahaj: Kosova ka më shumë se 60 për qind rini, e as 10 sosh nuk përfaqësohet në institucione

Kastriot Jahaj: Kosova ka më shumë se 60 për qind rini, e as 10 sosh nuk përfaqësohet në institucione

Kastriot Jahaj, kandidat për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka takuar dje qytetarët e Prizrenit teksa ka bashkëbiseduar rreth përfaqësimit të të rinjve në Kuvendin e Kosovës.

Ai ndër të tjerash ka pohuar se ka ardhur koha që në parlamentin kosovar të ketë deputet të rinj, që do të jetë zë i tyre.


“Kosova ka më shumë se 60% rini, e as 10% nuk përfaqësohemi në institucione”, ka shkruar Jahaj në Facebook.

Jahaj ishte i pranishëm edhe në tubimin madhështor të koalicionit të mbajtur në Suharekë dhe Prizren.

Postimi i Jahajt në Facebook.

Kushdo që po më pyet qysh po të shkon fushata, po i them shumë interesant për mua që jam për herë të parë si kandidat për Kuvendin e Kosovës. Po takoj shumë njerëz që ende kanë shpresë, por edhe të tjerë që me të drejtë kanë shumë dyshime për kë të votojnë.
E para, në zgjedhje duhet me dalë patjetër.
E dyta, të votohen gjeneratat e reja që kanë hy në garë, ata që nuk i janë dorëzuar dhe i kanë luftuar pushtetet e deritanishme.
Kosova ka më shumë se 60% rini, e as 10% nuk përfaqësohemi në institucione.
Prandaj, kemi nevojë për mbështetje.
Voto #89 Kastriot Jahaj
Votot 16 #LDK #AKR #Alternativa