LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Sulmi ndaj policisë në veri, hakmarrje e Serbisë për moslejimin e zgjedhjeve në Kosovë

Kastrati: Sulmi ndaj policisë në veri, hakmarrje e Serbisë për moslejimin e zgjedhjeve në Kosovë

Katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme. 

Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati thotë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri e kanë burimin në Beograd.


Kastrati në RTV Dukagjini ka thënë se qëllimi i sulmit më shumë se ushtarak ishte politik.

“Unë mendoj se ky është lloj revanshizmi i Beogradit, apo iu është dhënë leje serbëve në Kosovë që të përdorin më shumë armë dhe mjete luftarake për arsye se serbeve të Kosovës nuk iu është dhënë leje për mbajtjen e referendumit dhe zgjedhjeve në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gjenerali dyshon se Serbia e ka kuptuar që është në prag të një presioni të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët për të arritur një marrëveshje finale për të njohur Kosovën.

“Serbia dëshiron ta prolongojë situatën aktuale, apo ta keqësojë edhe më tutje. Unë mendoj se kjo është me prapavijë politike”.

Megjithatë, Kastrati thotë se kjo që ndodhi në veri lidhet edhe më atë që po ndodh në Bosnje dhe e tëra kjo vjen nga shërbimet ruse.

Ish-komandanti i FSK-së thotë se Serbia po provokon strukturat e sigurisë së Kosovës me veprime të tilla.

Breshëri plumbash, granatë dore, iriqë metalikë e gjuajtje me gurë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Breshëri plumbash, granatë dore, iriqë metalikë e gjuajtje me gurë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës

“Veprimet e Serbisë janë të njohura, pasi kështu kanë filluar edhe në Bosnje, Slloveni e Kroaci me disa provokime të lehta. Këta dëshirojnë ta provokojë edhe Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë”, deklaroi tutje Kastrati.

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet një nga zonat më pak të kontrolluara të vendit. Në raporte të ndryshme ndërkombëtare, veriu i Kosovës përmendet në veçanti si një zonë gri dhe e përshkuar nga veprimtari të paligjshme.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.

Grupi i udhëhequr nga afaristi serb, Zvonko Veselinoviç, të cilin departamenti i Thesarit e cilësoi si shef të grupit të krimit të organizuar dhe një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës.

Ky grup akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët në veri të Kosovës, për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta si dhe trafikim të paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori