LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Nagavci po hedhë benzinë në zjarr, kjo është e turpshme

Kastrati: Nagavci po hedhë benzinë në zjarr, kjo është e turpshme

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi që këtë të diele banorët e Shipashnicës së Poshtme nuk lejuan zyrtarët komunalë të hyjnë në objektin e shkollës për të vendosur intvertarin për parashkollorët.

Kastrati thotë se skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që ka shumë punë për të bërë dhe se ata që dijnë duhet të prijnë.


Ai thekson se është koha e fundit që t’i përvjelin mëngët dhe këtë herë jo për politikë por për të mirën e përbashkët.

“Qysh në tetor të vitit 2019 kemi kontraktuar kompaninë për realizimin e punëve në çerdhen e Shipashnicës së Poshtme. Ua kemi komunikuar banorëve që nga ky fshat i varfër do të punësoheshin shumica e punëtorëve të kopshtit. Për dy vite dërgimi i fëmijëve do të ishte pa pagesë. Le të ma thotë dikush edhe veç një arsye të qëndrueshme pse nuk duhet hapur çerdhen në Shipashnicë dhe unë jam gati të tërhiqem”.

Policia deklarohet për situatën në Kamenicë, konfirmon se u përdor sprej në drejtim të banorëve
Lexo po ashtu Policia deklarohet për situatën në Kamenicë, konfirmon se u përdor sprej në drejtim të banorëve

“Në shoqëritë në zhvillim, fëmija është objekti mbi të cilin prindi ushtron gjithë kontrollin e tij, si ajo shprehja ‘çka me ba tash, a me i nalë fminë prej shkolle a?” Ndërkaq, shoqnitë që synojnë emancipimin e trajtojnë fëmijën si pasuri e detyrim mbarë shoqëror e institucional, ku gjithësecili përkujdeset që të krijojë një klimë sa më të mirë zhvillimi. Skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që kemi shuumë shuumë punë për të bërë. Ata që dijnë duhet të prijnë”.

“Deri më tani ata që kanë ditur kanë këqyr seri. Disa të tjerë e kanë përdorë masën për t’u pasuruar e ngritur sa më lart për vete. Është koha e fundit të përvjelim mëngët. Kësaj rradhe jo për politikë, por për të mirën e përbashkët”, ka deklaruar Kastrati.

Në reagimin tjetër, Kastrati ka thënë se Nagavci po hedhë benzinë në zjarr, kjo është e turpshme

“Në Kamenicë vetëm 3.99% e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96% të tjerë apo rreth 1400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi”, kështu ka shkruar i pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kastrati ka ritheksuar se objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin.

“Ashtu siç e kemi stërthënë, objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin. Dhe kështu, ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth. Është paraparë që të punësohen rreth 12 punëtorë dhe që dy vitet e para të jenë pa pagesë për fëmijët”, ka shkruar Kastrati.

Përplasje mes policisë dhe banorëve në Shipashnicë të Kamenicës lidhur me mbylljen e një shkolle, reagon Qëndron Kastrati
Lexo po ashtu Përplasje mes policisë dhe banorëve në Shipashnicë të Kamenicës lidhur me mbylljen e një shkolle, reagon Qëndron Kastrati

Por pas ndërhyrjes së banorëve të këtij fshati të cilët bllokuan hyrjen e shkollës duke mos i lejuar zyrtarët komunalë, Kastrati tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzinë në zjarr dhe se kjo sipas tij është e turpshme dhe e pafalshme.

“Është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj. Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, Ministrja Nagavci me çasjen e saj po hedhë benzin në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme. P.S. Sipas neuroshkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen. Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, me bashkëmoshatarë dhe edukatorë profesional”, ka shkruar Kastrati në Facebook./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori