LAJMI I FUNDIT:

Halil Kastrati: Së shpejti fillon ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit në Suharekë, në vlerë 2.3 milionë euro

Halil Kastrati: Së shpejti fillon ndërtimi i shtëpisë për të moshuarit në Suharekë, në vlerë 2.3 milionë euro

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të fillojë ndërtimi i shtëpisë së të moshuarve në Suharekë.

Kastrati nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se ka nënshkruar kontratën me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për shfrytëzimin e tokës në fshatin Gjinoc, ku do të bëhet ndërtimi i shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu ai ka bërë të ditur se ky projekt do të kushtojë 2.3 milion euro.

Shkrimi i plotë:

“SUPER PROJEKTI MADHËSHTOR NGA JETIMAT E BALLKANIT

Jemi të lumtur aq sa edhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë gjithë emocionin.
Shumë vite afër popullit me popullin për popullin.

Zoti fuqiplotë na dha forcë dhe nuk u ndalëm asnjëherë në shumë sfida që i patëm , por bashkë i tejkaluam.

Lajmi më i gëzueshëm për ju dhe për ne në këtë muaj të bekuar të Ramazanit është se po fillon ndërtimi i shtëpisë së të moshuarave. Objekti do ti ketë 12.435 m2 dhe do të kushton 2.3 Milion Euro.

Ne sot nënshkruam kontratë me kryetarin e komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj për shfrytëzimin e parcelës e cila është në fshatin Gjinoc dhe është parapare kjo parcelë për strehimore të të moshuarave

Ashtu siç kemi mundur ti bëjmë mbi 400 familje me strehim edhe në këtë projekt gjigant jeni ju ata që e bëni të mundur realizimin e kësaj shtëpie më se të nevojshme në vendin tonë

Ne ju ftojmë më datë 31.05.2019 në iftarin që do të shtrohet në vendin ku do të ndërtohet ky objekt dhe aty do të fillon puna e kësaj kryevepre të shoqatës tonë.

Së shpejti me anë të videos do të dalim me informata më të hollësishme.

Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori