LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet e prekura me COVID-19, u kemi siguruar ushqim e mjete mbrojtëse

Kastrati: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet e prekura me COVID-19, u kemi siguruar ushqim e mjete mbrojtëse

Kryetari i Komunës së Kamenicës, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë duke qëndruar afër familjeve të cilat janë të prekura me coronavirus (COVID-19).

Kastrati ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për këto familje, dhe se po u dërgojnë tre herë në ditë ushqim.


Këto familje po ashtu janë furnizuar me material mbrojtëse dhe medikamentet e nevojshme gjatë kësaj periudhe izolimi.

Mikrobiologu Lul Raka viziton Kamenicën pasi atje u infektuan 12 persona
Lexo po ashtu Mikrobiologu Lul Raka viziton Kamenicën pasi atje u infektuan 12 persona

“Me familjet e prekura nga virusi SARS-CoV-2, jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe tashmë kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Tri herë në ditë u dërgojmë ushqim për të ngrënë, u kemi siguruar termometra për matjen e temperaturës, materiale mbrojtëse dhe të gjitha medikamentet e nevojshme”, shkruan Kastrati.

Kryetari i Kamenicës po ashtu ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ju lutem mos krijoni panik, ndiqni udhëzimet me përpikëri dhe rrini në shtëpi. Mos dilni nëse nuk e keni të domosdoshme. Këtë sfidë do e kalojmë #bashkë! #rriNshpi”, shkruan Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori