LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Vendimi negativ i BE-së e konfirmoi dështimin e qeverisë

Kasami: Vendimi negativ i BE-së e konfirmoi dështimin e qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në konferencë për shtyp është deklaruar pas vendimit të BE-së për të mos dhënë datë për nisjen e negociatave ne Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se pëgjigjja negative e BE-së e tregon dështimin e qeverisë, prej të cilës kërkoi dorëheqje kolektive, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Përgjigjja negative për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian vërtetoi edhe një herë dështimin e kësaj qeverie. Lëvizja Besa kohë më parë paralajmëroi se nuk është bërë aq sa duhet që ne të marrim datë për negociatat.

“Nga dita e sotme vendi është në krizë të thellë dhe kjo krizë zgjidhet duke dhënë dorëheqje kolektive ky kabinet qeveritar dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Dështimet e qeverisë ishin shumë më të mëdha, se sa gatishmëria e disa vendeve për të na pranuar në BE. Dështimin e kësaj qeverie e vërteton edhe takimi i liderëve i ftuar nga presidenti i shtetit”, tha Kasami.

Ai gjithashtu tha se do të merr pjesë në takimin e ftuar nga Pendarovski, i cili do të mbahet të dielën, ndërsa theksoi se edhe atje do të paraqesë kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori