LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Të fitojë më i miri

Kasami: Të fitojë më i miri

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në prononcimin për mediat pas votimit ka thënë se shpreson e do të fitojë më i mirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sot ishte një ditë e rëndësishme për Tetovën për të bërë ndryshimin mes pushtetit të kaluar dhe pushtet ndryshe dhe më të mirë në të ardhmen. Pas zgjedhjes sime, Tetova do të ketë kushte më të mira për jetë, si çdo qytet tjetër evropian. Uroj që procesi i zgjedhjeve të kalojë pa ndonjë problem. Kemi informata se ka pasur parregullsi në disa vendvotime, kryesisht në Çair. Organet e rendit ta bëjnë punën. Të fitojë më i miri” tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.


Kasami votoi në Gjimnazin e Tetovës. /Telegrafi/