Kasami: Nëse nuk ka bashkëpunim për problemin me qentë endacak do të dorëzohemi
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi sot se, edhe përskaj përpjekjeve të shumta që bën kjo komunë për t’u përballur me problemin me qentë endacak, është e vështirë që problemin ta zgjidhin vetë. Ai tha se, mungesa e strategjisë shtetërore dhe mosbashkëpunimit e vështirëson edhe më shumë zgjidhjen e kësaj problematike.
Kasami i’u bëri thirrje që të gjitha palët të përfshihen në këtë proces, në të kundërtën, siç tha ai, do të dorëzohen.
“Jemi në një situatë që nëse nuk kemi bashkëpunim të qytetarëve, të mediave, ne do të dorëzohemi, do të vijë një moment kur do të dorëzohemi, nëse ne nisim ta zgjidhim problemin, në moment kur shihet se zgjidhet problemi, sjellin qenë nga jashtë dhe nuk reagojnë institucionet, vijnë të ashtuquajtur për mbrojtës të kafshëve shtëpiake dhe reagojnë se si i kapim, atëherë ne do të veprojmë si gjithë kryetarët e tjerë të komunave, do t’i ngrejmë duartë dhe do të themi kjo është çështje nacionale. Pra, nuk dua që ne të dorëzohemi përball këtij problemi kaq të madh dhe kaq serioz prandaj ne sinqersiht kërkojmë bashkëpunimin edhe të qytetarëve në raportimin e rasteve, në mospengimin e realizimit të këtij aksioni sepse, edhe qentë e shpisë ka igj të veçantë se si ruhen. Nuk mundet me pretendimin se ne i duam kafshët, ne i duam qentë të pengojnë një aksion për të cilin janë të interesuar të gjithë qytetarët”, tha Kasami.
Ndërsa, në lidhje me ndërtimin e qendrës rajonale për strehimin e qenve endacak për tërë komunat e Pollogut, Kasami tha se, projekti është prolonguar për shkak të ndërrimit të pushtetit lokal në Bervenicë, në territorin e së cilës ishte planifikuar të ndërtohej kjo qendër, por që me ndërrimin e pushtetit është tërhequr vendimi. Ai tha se për këtë, nga viti i ardhshëm do të sigurohen financat.
“Aty patëm një ndryshim të projektit. Fillimisht e dinë opinioni se, projekti ishte i paraparë që të realizohet në territorin e Komunës së Bërvenicës, me ndërrimin e pushtetit lokal atje u tërhoq ai vendim dhe duhet të gjejmë një lokacion tjetër, gjë që e prolongoi realizimin e projektit për të zgjidhur këtë çështje. Unë jo më herët s dje isha në një takim me Ambaasdën e Zvicrës, që është donatori kryesor për projekte të këtilla dhe fatkeqësisht nga takimi rezultoi që, jemi vonë me procedurat që këtë vit të mund të zgjidhim këtë problem. Pra do të mbetet që kjo të futet në financim për vitin e ardhshëm, deri sa të zgjidhen procedurat e planifikimit të asaj hapësirë, që janë procedura që lidhen edhe me pushtetin qendror, sepse ai lokacion është tokë bujqësore, duhet të ridestinohet në tokë ndërtimore, të miratohet plani urbanistik për atë pjesë”, deklaroi Kasami.
Kujtojmë se, pas mbledhjes së fundit të kryetarëve të Komunave të Pollogut, ky kryetar i tyre ështël Bilall Kasami, ai njoftoi se në Komunën e Vrapçishtit do të ndërtohet strehimore për trajtimin e qenve endacakë për këto komuna, me fonde ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut.
Përndryshe, problemi me qentë endacak mbetet kronik për shumë komuna në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre