LAJMI I FUNDIT:

Kasami kritikon policinë për kaosin me trafikun në Tetovë, thotë se ka mjaftueshëm vende parkimi

Kasami kritikon policinë për kaosin me trafikun në Tetovë, thotë se ka mjaftueshëm vende parkimi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Biljal Kasami, sot ka mbajtur konferencë për media pranë njërit prej bulevardeve të qytetit, ndërsa ka kritikuar policinë se nuk bashkëpunon me komunën dhe për rrjedhojë ka bllokime të trafikut në rrugët kryesore. Sipas Kasamit, për shkak të parkimeve të dyfishta të paligjshme në rrugë, parkingjet janë bosh.

“Vërejmë një situatë me të cilën jetojmë çdo ditë në Tetovë, e ajo është kaosi në komunikacion ku automjetet parkojnë kudo dhe siç shihet sot dhe çdo ditë policia nuk gjendet askund. Në vendet ku ofrohen hapësira zyrtare parkimi, shohim se ato vende parkimi janë gjysmë bosh dhe automjetet parkohen ose në rrugë ose në trotuar. Fatkeqësisht MPB, policia rrugore nuk po kryen punën e tyre, prej muajsh nuk kemi koordinim mes komunës dhe policisë për të realizuar detyrimet tona që të kemi qarkullim të rregullt dhe të rregulluar në qytet që qytetarët të mund të përmbushin obligimet e tyre në baza ditore”, theksoi Bilall Kasami.


Kryetari u ankua se për shkak të kësaj situate komuna nuk mund të realizojë një pjesë të shërbimeve publike që janë në kompetencë të saj.

“Më problematike është transporti publik, pasi çdo ditë vërejmë se stacionet e autobusëve janë të bllokuara, autobusët detyrohen të ndalojnë në rrugë për të zbritur qytetarët nga autobusët. Gjithashtu, kamionët për pastërtinë publike nuk mund t’i marrin mbeturinat sepse janë bllokuar edhe kontejnerët”, tha Kasami.

Ai kërkoi nga policia që të intervenojë më shumë, dhe beson se në Tetovë nuk ka nevojë për një numër shtesë të parkingjeve, por rregullim më të mirë të trafikut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori