LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Borxhin e Komunës së Tetovës e ulëm për katër milion euro

Kasami: Borxhin e Komunës së Tetovës e ulëm për katër milion euro

Komuna e Tetovës ka arritur të zvogëloj për katër milion euro borxhin e saj, kështu deklaroi dje kreu i qytetit të Tetovës, Bilall Kasami.

“Borxhi i Komunës së Tetovës është zvogëluar për katër milionë euro dhe është aktualisht rreth 20 milionë euro”, u shpreh Kasami në televizionin Alsat.


I pyetur nga gazetarja e emisionit 200 në Alsat, për borxhin komunal, ai deklaroi:

“Sa i përket borxhit ne jemi në konsultime, konkretisht me institucione ndërkombëtare relevate të cilat merren me matjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave, që kur të dalim me publikimin e borxhit publik… Nuk është përgjysmuar, është rreth 20 milionë euro pra nga 24 milionë. Borxhi aktual i komunës së Tetovës bashkë me institucionet tjera dhe ndërmarrjet komunale është rreth 20 milionë euro”, tha Kasami.

Kujtojmë se borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës kur u publikua në fund të muajit nëntor 2021 ishte mbi 24 milionë euro, prej të cilave Komuna me mbi 14 milionë euro, NPK “Tetova” mbi 9.6 milionë euro, NP “Parkingu i Qytetit mbi 87 mijë euro dhe shkollat mbi 77 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori