LAJMI I FUNDIT:

Kapsula e SpaceX me katër astronautë arrin në stacionin hapësinor

Kapsula e SpaceX me katër astronautë arrin në stacionin hapësinor

Kapsula e sapo nisur e SpaceX me katër astronautë mbërriti të hënën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shtëpia e tyre e re deri në pranverë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Crew Dragon u ankorua natën vonë të hënën, pas një fluturimi 27 orësh, plotësisht të automatizuar nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s.


SpaceX nis me sukses katër astronautë për në stacionin e hapësirës
Lexo po ashtu SpaceX nis me sukses katër astronautë për në stacionin e hapësirës

“Oh, çfarë zëri të mirë për të dëgjuar”, thirri astronautja e stacionit hapësinor, Kate Rubins, kur komandanti i Dragon, Mike Hopkins, filloi të kontaktojë në radio.

“Ne mezi presim që t’ju kemi në bord”, shtoi ajo pasi të dy anijet kozmike u bashkuan.

Ky është misioni i dytë me astronautë për SpaceX.

Elon Musk mungoi në nisjen e astronautëve të SpaceX për në stacionin e hapësirës
Lexo po ashtu Elon Musk mungoi në nisjen e astronautëve të SpaceX për në stacionin e hapësirës

Por është hera e parë që kompania e Elon Musk dërgon një ekuipazh për një qëndrim të plotë gjysmë viti në stacion.

Fluturimi provë me dy pilotë në fillim të këtij viti zgjati dy muaj.

Tre amerikanët dhe një astronaut japonez do të qëndrojnë në “laboratorin e orbitës” derisa zëvendësuesit e tyre të mbërrijnë me një tjetër Dragon në prill.

Dhe kështu do të vazhdojë, me SpaceX – dhe përfundimisht me Boeing – duke transportuar astronautë nga dhe drejt stacionit, për NASA-n. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori