LAJMI I FUNDIT:

Kaplohet nga flakët një apartament në Bogë

Kaplohet nga flakët një apartament në Bogë

Një apartament është përfshirë nga flakët në Bogë të Pejës.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.


Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikësit, të cilët po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nuk ka dhënë detaje nëse ka lëndime në njerëz.

“Rreth orës 20:00 jemi njoftuar se është duke u djegur një apartament ngjitur me një hotel. Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin dhe në vendngjarje janë edhe policia”, ka thënë Gashi.

Po ashtu, nuk dihen detajet, se çfarë e ka shkaktuar zjarrin./Telegrafi/