LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i marinës italiane u zbulon sekrete rusëve, rrezikon 15 vjet burg

Kapiteni i marinës italiane u zbulon sekrete rusëve, rrezikon 15 vjet burg

Kapiteni i Marinës italiane Walter Biot u arrestua derisa po i dorëzonte dokumente sekrete një atasheu ushtarak rus në këmbim të parave.

Gruaja e tij, Claudia Carbonara, i tha të përditshmes Corriere della Sera se ai kishte probleme financiare dhe se po përpiqej të siguronte për katër fëmijët e tij.

Biot, 54-vjeç, u arrestua të martën në një parking në Romë, pasi ai u pa duke marrë 5.000 euro nga një zyrtar rus për një informacion në USB, deklaroi një burim policie, raporton Reuters.

Italia, e cila tradicionalisht ka marrëdhënie më të mira me Moskën sesa shumë vende perëndimore, dëboi menjëherë dy diplomatë rusë dhe dënoi spiunazhin e pretenduar si një akt armiqësie. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë dje shprehu keqardhje për dëbimin, por që nuk do të rrezikojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Biot, i cili është në paraburgim dhe mund të përballet me të paktën 15 vjet burg nëse dënohet për spiunazh ushtarak, nuk bëri deklarata pas arrestimit të tij.

Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, gruaja e tij tha se nuk e dinte nëse burri i saj kishte një avokat, por gjithashtu se ajo nuk dinte asgjë për atë që kishte ndodhur. Ai pretendon, megjithatë, se Biot nuk dorëzoi asgjë kompromentuese, por vetëm “minimumin që mund të siguronte”.

“Ai nuk është budalla ose i papërgjegjshëm. Ai ishte thjesht i dëshpëruar ”, tha Claudia Carbonara.

Carbonara, e cila është një fizioterapeute me profesion, gjithashtu tha se familja e tyre e madhe ishte në vështirësi financiare dhe nuk mund të mbijetonte me pagën e tij prej 3.000 eurosh në muaj, ndërsa vetëm kostot e hipotekës ishin 1.200 euro në muaj.

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori