LAJMI I FUNDIT:

Kapet me heroinë një i burgosur në burgun e Shtipit

Kapet me heroinë një i burgosur në burgun e Shtipit

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër M.Sh.(26) nga fshati Labunishtë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“I akuzuari, i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Shtipit, ka organizuar dhe blerë heroinë, e cila i është dorëzuar në pako me produkte të tjera me postë ekspres në burg, me qëllim të shitjes së saj”.


“Gjatë kontrollit nga punonjësit e burgut është gjetur dhe konfiskuar heroina”, thonë nga MPB Maqedoni.