LAJMI I FUNDIT:

Kapet duke u testuar Porsche 718 Cayman T (Foto)

Kapet duke u testuar Porsche 718 Cayman T (Foto)

E njëjta formulë fituese që u përdor te 911 T, tani aplikohet te Cayman T

U përhap si një lajm i bazuar në burime të vërteta, ndërsa nuk kaloi shumë kohë dhe u konfirmuar se Porsche është duke e zhvilluar modelin 718 Cayman T të ri, transmeton Telegrafi.


Sikurse te 911 T edhe kjo makinë e ka primare humbjen e peshës, si dhe përparësinë që shoferi të ketë ngasjen sa më të përshtatshme.

Nuk kalo kohë e gjatë dhe reporterët e kanë kapur Porsche 718 Cayman T duke u testuar në rrugët në afërsi t Nurburgringut  të Gjermanisë. Megjithëse pritet të konformohet nga Porsche, pritet që kjo makinë të lansohet gjatë vitit që vjen.

Modeli Cayman T pritet të jetë mes Cayman S dhe GTS, sa i përket fuqive dhe çmimit. Sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me një makinë që prodhon deri në 350 kuaj fuqi. /Telegrafi/