Një 32-vjeçar është arrestuar në një aeroport të Indisë, pasi pretendoi se ishte 81-vjeç, me qëllim që të futej në SHBA.
Jayesh Patel u ndalua ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Nju Jork në aeroportin ndërkombëtar ‘Indira Gandhi’ në Nju Delhi nga Forca Qendrore e Sigurisë Industriale.
I maskuar me syza, grim, një çallmë dhe një mjekër të lyer, ai tentoi të kalojë përmes kontrolleve fillestare të sigurisë dhe zyrtarëve të imigracionit, tha një zëdhënës i Forcës Qendrore të Sigurisë Industriale për agjencinë e lajmeve IANS.
“Ai ishte duke planifikuar të shkonte në SHBA për të punuar. Por profili i tij ishte i tillë që nuk do të kishte marrë lehtësisht një vizë, “tha një oficer i lartë policie për mediat lokale.
“Me një emër të rremë – Amrik Singh, një adresë të rremë, ai arriti të merrte një pasaportë dhe vizë amerikane. Asnjëherë nuk kemi parë një rast të ngjashëm në aeroportin e Delhit”, shtoi ai.
Duke udhëtuar nëpër aeroport në një karrige me rrota, Patel ngjalli dyshimin në një kontroll të dytë të sigurisë kur ai nuk pranoi të ngrihej duke thënë se ishte shumë i moshuar. Ai thuhet se nuk pranoi të vinte kontakt me sy gjatë bisedës.
“Zëri i tij nuk përputhej me moshën e tij. Me gjithë flokët gri, lëkura e tij dukej e re pasi nuk kishte rrudha në fytyrë,” tha një zëdhënës për media lokale.
Patel raportohet se punësoi një agjent që i rregulloi dokumentet të dukej si një 81-vjeçar. Ai pranoi të paguante agjentin sapo të kishte mbërritur në SHBA.
Forca e sigurisë njoftoi se ata e kishin arrestuar burrin për falsifikim dhe mbajtjen e pasaportave të dyfishta, përpara se ta dorëzonin te policia e Nju Delhit. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre