LAJMI I FUNDIT:

Kapen 7 milionë euro false në Napoli

Kapen 7 milionë euro false në Napoli

Policia italiane ka konfiskuar 7 milionë euro false dhe ka arrestuar tre personat përgjegjës të krimit. E gjithë shuma false e parave ishte në kartmonedhën 20 euro, të hyra vitin e kaluar në kohën kur autoriteter italiane kishin shtuar masat e sigurisë me qëllim pengimin e falsifikatorëve.

Autorët, shtetas italianë kishin ngritur një strukturë të sofistikuar në një apartament në periferi të Napolit, qytet në jug të Italisë.


Sipas policisë italiane, e cila bastisi apartamentin, autorët prodhonin karmonedha false me aktivitet të plotë.

Nënkoloneli Guglielmo Sanicola tha se kjo ishte hera e parë që zbulohej falsifikimi i kartëmonedhës të re 20 euro.

“Paratë false nuk është nevoja të jenë perfekte, mjafton vetëm të mashtrohen konsumatorët. Por këto që kemi konfiskuar janë të një cilësie shumë të lartë” , tha ai.

Version i ri i kartëmonedhës 20 euro ka nisur të qarkullojë në tregun e zonës euro nga fundi i nëntorit të kaluar, e cila përfshin një hologram transparent që tregon një portret nga mitologjia greke. Deri në atë kohë kartëmonedha 20 euro ishte objektivi më i shpeshtë i falsifikimeve.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore Evropiane, më shumë se 46 përqind e parave false të hequra nga qarkullimi në gjysmën e dytë të viti të kaluar ishin kartëmonedha 20 euroshe.

Pas zbulimit të shumës fillestare prej 500 mijë eurosh false kryesisht në kartëmonedha 20 euro, policia financiare gjeti gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve gjeti 6.5 milion euro false në kartëmonedha 20, 50 dhe 100 euroshe. Zona përreth napolit është më e njohura për falsifikimet e Euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori