LAJMI I FUNDIT:

Kaos në Britani të Madhe për shkak të borës – rrugë të bllokuara, aksidente, disa madje braktisën veturat e tyre

Kaos në Britani të Madhe për shkak të borës – rrugë të bllokuara, aksidente, disa madje braktisën veturat e tyre

Kaosi i udhëtimit ka “zbritur” sot pasi një “shtresë” e bardhë bore përfshiu pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, duke mbyllur rrugët, duke shkaktuar përplasje makinash dhe duke detyruar shoferët të braktisin makinat e tyre.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pjesë të veriut si Wigan, Liverpool dhe Manchester u goditën nga bora e madhe brenda natës, së bashku me Stoke-on-Trent dhe zona të tjera të Midlands.


Zonat e jugut duke përfshirë Oxfordshire dhe pjesë të Hampshire gjithashtu kanë parë borë.

Reshjet e borës ishin aq të mëdha në Gloucestershire, sa që e shtyu policinë lokale të paralajmëronte anëtarët e publikut që të kujdeseshin dhe ‘të dilnin vetëm nëse ishte e domosdoshme’.

Veç kësaj, zonat e mëdha të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut janë vendosur sot nën një paralajmërim të motit të verdhë nga Met Office, i cili paralajmëron më shumë borë dhe akull sot mund të jetë në rrugë.

Policia e Autostradës North West ka raportuar të paktën tri përplasje në M60 këtë mëngjes, një në M6 dhe një në M56.

Në një postim në Twitter, ata thanë: ‘Vetëm një paralajmërim për shoferët, është shumë e rrëshqitshme në rrugë sot’.

Policia e Staffordshire paralajmëroi gjithashtu për ‘probleme serioze’, me disa rrugë në zonë të pakalueshme.

Ka gjithashtu paralajmërim të vonesave të trenave përmes veri-perëndimit dhe Midlands për shkak të borës.

Puna e pastrimit thuhet se do të zgjasë më shumë se zakonisht për shkak të borës.

Udhëtimi ajror gjithashtu thuhet se është ndërprerë në Aeroportin e Mançesterit, me fotografi që tregojnë borën në të dy anët e pistës. Një pasagjer tha se aeroplani i tij kishte pritur në tarracë për tre orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori