Kanye West është penduar për veprimet e fundit ndaj gruas të tij, Kim Kardashian.

Reperi, 43-vjeçar, ‘ndihet shumë keq’ për shqetësimin e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” pas disa të pathënave që i deklaroi në tubimin e parë presidencial në South Carolina.


“Ai definitivisht e kupton se e ka mërzitur Kim”, tha një burim. “Ai ndihet shumë keq për këtë. Është e qartë se ai ende e do atë”.

31247934 0 image a 1 1595856542048 Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Evan Agostini/Invision/AP)

Megjithëse West tani është në një gjendje më të mirë shpirtërore, ai ndihet fajtor për veprimet e tij.

Një burim i tha faqes se Kanye 'duket shumë më i qetë dhe i relaksuar për ditët e kaluara të çiftit’, edhe pse ndjen 'keqardhje' për bërjen publike të çështjeve private të familjes.

Kjo javë e kaluar ka qenë me të vërtetë një trazirë për familjen Kardashian.

31247914 8564663 image a 5 1595858479550 Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ai gjithashtu pretendoi se ishte ‘duke u përpjekur të divorcohej’ nga Kardashian qysh kur ajo gjoja u takua me reperin Meek Mill në hotelin Waldorf.

Kim po ashtu theu heshtjen për këtë çështje në Instagram, ku ajo e quajti burrin e saj të 'shkëlqyeshëm, por të ndërlikuar'.

Babai i katër fëmijëve lëshoi një kërkim falje për Kim në Twitter javën e kaluar, ku pranoi se e kishte lënduar atë.

Në të njëjtën kohë, reperi vizitoi edhe spitalin 'Cody Regional Health' në Wyoming, pasi shqetësimet po vazhdojnë të rriten për shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/

31247912 8564663 image a 6 1595859177054 Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)