LAJMI I FUNDIT:

Kandidatja për deputete Besa Luzha, flet për programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD

Kandidatja për deputete Besa Luzha, flet për programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD

Kandidatja për deputete në Kuvend të Kosovës nga radhët e AAK-së, Besa Luzha, në një intervistë të dhënë për “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur rreth kandidimit të saj në zgjedhjet parlamentare, dhe programit qeverisës që ofron AAK në kuadër të koalicionit me Partinë Socialdemokrate.

Luzha tha se programi qeverisës i koalicionit AAK-PSD është i fokusuar në dy shtylla kryesore.


“Vendi është duke kaluar në një fazë mjaft të rëndësishme, sepse patëm një qeveria që nuk mundi të vazhdoj më tutje për shkak të presioneve të mëdha mbi tema që janë shumë të rëndësishme për jetën tonë, siç janë dialogu dhe marrëdhëniet me Serbinë. Haradinaj vendosi që përkundër faktit që ishte ne qeveri t’ia rikthej sovranitetin qytetarëve sepse pati një bindje të caktuar që një dialog i tillë nuk mund të vazhdojë në atë mënyrë siç ka vazhduar deri tani. Kosova nuk mund të vazhdojë të japë për pajtimin me Serbinë”, ka thënë Luzha gjatë intervistës.

Kandidatja e AAK-së për deputete, Besa Luzha gjatë intervistës për Telegrafin Foto: Ridvan Slivova

Luzha tha se gjithmonë ka qenë e mendimit se dialogu me Serbinë është i pabarabartë.

“Ne kemi hyrë gjithmonë në dialog duke dhënë dhe pa vija të kuqe, tani po kërkohet angazhim që ky proces të përmbyllet dhe të fokusohemi pastaj në temat që nuk kemi mundur të fokusohemi. Me qasjen qe kemi ne, 100 për qind shtet, sigurisht që do të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe në favor të Kosovës, çfarë do të thotë 100 për qind shtet, ose jemi ose nuk jemi shtet, kur je shtet që ke shpallë pavarësinë dhe të kanë njohur shumë shtete me këta kufij ekzistues , ti nuk guxon të vendosesh vetën në një tavolinë dhe në gërshëre për shkak që Serbisë i intereson me të pamundësu me qenë shtet normal. Ne duhet ndryshe t’i qasemi”, ka thënë ajo.

Luzha tha se nuk do t’i ikin dialogut por do të jenë 100 për qind shtet dhe ky është pozicioni i koalicionit, ajo ka shtuar se nëse më 6 tetor marrin besimin e qytetarëve atëherë Kosova është e sigurt dhe nuk copëtohet.

“Kemi dijen dhe kemi të qartë së si duhet bënë gjërat, kemi vullnetin, guximin dhe dijen dhe besojmë që do të marrim besimin e qytetarëve”, ka pohuar ajo.

Luzha shpjegoi më gjerësisht se në çka do të fokusohet koalicioni AAK-PSD.

“Jam e kënaqur që këto do subjekte politike janë bashkuar në koalicion, dhe është bërë më plan pra është bashkim parimor dhe janë bashkuar dy qasje të ndryshme, AAK ka pasur qasje për zhvillimin ekonomik, tek sektori i biznesit te infrastruktura e tash subjekti politik PSD i udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka shtuar kompetenten e politikave sociale,  mbrojtjes së sferës së punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, përforcimit të ligjit për mbrojtjen e punëtorëve. Në një farë mënyre mund ta përmbledhim zhvillim ekonomik por jo në dëm të mirëqenies  dhe dinjitetit të punëtorëve , këto janë dy shtyllat kryesore”, ka thënë Luzha.

Kandidatja Luzha po ashtu ka thënë se do të fokusohen edhe në kulturë, dhe se për këtë do i ndjekin shembujt më të mirë në botë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Kalo në kategori