LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për gjyqtar në SHBA shpërthen në lot

Kandidati për gjyqtar në SHBA shpërthen në lot

Akuzat për diskrimimin e personave LGBT, kanë përlotur një kandidat për kreun e një gjykate qendrore të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lorens VanDajk, ndihmëssekretari i Departamentit të Drejtësisë, ishte nominuar nga vetë presidenti Donald Trump për integritetin dhe profesionalizmin e tij.

Kandidati për kreun e njërës prej gjykatave amerikane i ka përjetuar emocionalisht akuzat për diskriminim të personave të komunitetit LGBT.


Lorens VanDajk, i nominuari nga presidenti Donald Trump për gjykatën qendrore të Apelit, shpërtheu në lot kur në seancën e konfirmimit, u përball me një letër të organizatës së avokatëve profesionistë që e cilësonin të pakualifikuar për shkak të pikëpamjeve të tij.

“Të tjerët ju citojnë dhe thonë se ju nuk do të ishit i drejtë me personat gej, lesbike apo pjesëtarët e komunitetit LGBTQ. Si e shpjegoni këtë?” pyeti një nga anëtarët e Senatit në komisionin për çështjet ligjore.

“Senator, këtë pjesë të letrës, nuk e kam thënë unë. Kërkoj ndjesë, të më falni. Unë besoj fort se të gjithë njerëzit janë krijuar sipas imazhit të Zotit,” u përgjigj VanDajk teksa gulçonte dhe qante me dënesë.

Senatorët demokratë ngritën edhe një shkrim të të tijin nga viti 2004 ku shprehej i shqetësuar për çiftet gej që kërkonin të rritnin fëmijë.

Kundërshtarët republikanë thanë se kandidati duhet të vlerësohet për integritetin, kompetencat profesionale dhe temperamentin si gjyqtar, ndaj kërkuan të mos merren parasysh pretendimet e tjera.

Vetë ish-avokati dhe studenti i Harvardit, VanDajk, premtoi se në postin e ri si kryegjyqtar federal do i trajtojë me dinjitet dhe respekt të gjithë personat. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori