LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i LVV në Gjirokastër ngre dyshime se votat e tij po i bëhen të pavlefshme

Kandidati i LVV në Gjirokastër ngre dyshime se votat e tij po i bëhen të pavlefshme

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani, ka denoncuar në rrjetet sociale një rast në Tepelenë ku ai dyshon se numëruesit kanë manipuluar votat.

Duke e konsideruar si “mekanizmi 30-vjeçar i manipulimit të vullnetit të qytetarëve” Merxhani tha se “do ta ndjekë ligjërisht” rastin e dyshuar.


Në videon e postuar prej tij duken disa numërues në një qendër numërimi votash. Poshtë tryezës së punës janë disa kuti të hapura, ndërsa njëri prej numëruesve duket qartë që shënon mbi disa fletë.

“Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai  i falsifikimit të fletëve të votimit,” – shprehet Merxhani.

Kandidati i Vetëvendosjes thotë se “mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun e Gjirokastrës nuk janë rastësisht” duke nënkuptuar se ato mund të jenë shpallur të tilla nga numëruesit partiakë.

“Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe,” – ka vijuar më tej Merxhani duke pretenduar se një veprim i tillë është konstatuar edhe në Tiranë.

Pa e përqendruar konkretisht me akuza për subjekte politike, Merxhani tha se Vetëvendosje do ta ndjekë çështjen penalisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori