LAJMI I FUNDIT:

Kancelarja Merkel i ofron ndihmë emergjente Shqipërisë pas tërmeteve

Kancelarja Merkel i ofron ndihmë emergjente Shqipërisë pas tërmeteve

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë vjen një valë solidariteti nga Evropa. Kancelarja Merkel i ka ofruar ndihmë emergjente Shqipërisë. Shumë vende të tjera fqinje e evropiane tregohen solidare me Shqipërinë.

Ndihmat e para janë nisur ndërkohë drejt Shqipërisë. Sipas njoftimeve të autoriteteve shqiptare, fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia kanë nisur avionë me ndihma në Shqipëri. Edhe Kosova po ndihmon. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan, se “Kosova ka dërguar njësitë e saj për të ndihmuar autoritetet në këto momente të vështira”. Autoritetet të larta nga Kosova kanë bërë të ditur dërgimin e forcave të ushtrisë dhe emergjencës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas njoftimeve, ka vënë në përdorim mekanizmin e ndihmës së emergjencës. Njoftimi vjen nga zyra e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Thaçi: FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti
Lexo po ashtu Thaçi: FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

Edhe Mali i Zi dhe Serbia janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë. Nga Mali i Zi dhe nga Serbia janë nisur dy ekipe të specializuara për shpëtimin në raste katastrofash. Nga Rumania janë nisur ndërkohë dy aeroplanë ushtarakë shpëtimi, pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe ndihmat nga Turqia.

Reagime pas tërmetit në Shqipëri erdhën edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ai shkroi në twitter, se, “jam thellësisht i prekur për lajmet e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. E gjithë Evropa është solidare me vendin dhe njerëzit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre”.

Presidenti i PE-së reagon për tërmetet në Shqipëri: Evropa është me ju
Lexo po ashtu Presidenti i PE-së reagon për tërmetet në Shqipëri: Evropa është me ju

Solidaritet me Shqipërinë ka treguar edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Austri, dhe ish-kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz.

“Mendimet e lutjet e mia janë me shqiptarët, veçanërisht me familjet e viktimave të tërmetit. Ne jemi të gatshëm për ndihmë”, shkruan Kurz.

SHBA solidarizohet me Shqipërinë: Po ndjekim situatën nga afër, jemi gati për t'ju ofruar mbështetje
Lexo po ashtu SHBA solidarizohet me Shqipërinë: Po ndjekim situatën nga afër, jemi gati për t'ju ofruar mbështetje

Edhe kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, i cili ka telefonuar kryeministrin Rama për të ofruar ndihmë, shkruan në Twitter se e ndan dhimbjen me shqiptarët në këtë ditë të vështirë dhe shpreh shpresën për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve e restaurimin e dëmeve materiale.

“Jemi gati të ndihmojmë”, shkruan Borissov.

Zaev: Jemi të gatshëm që të japim të gjithë ndihmën e nevojshëm për Shqipërinë
Lexo po ashtu Zaev: Jemi të gatshëm që të japim të gjithë ndihmën e nevojshëm për Shqipërinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po ashtu ka ofruar ndihma në një telefonatë me kryeministrin Rama. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov shkruan se, “jam thellësisht i prekur për lajmin e humbjes së jetëve në Shqipëri. Gati të ndihmojmë”. /Deutsche Welle/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori