LAJMI I FUNDIT:

Kanadezi u shiti helm në internet atyre që donin të vrisnin veten, dyshohet për 88 vdekje

Kanadezi u shiti helm në internet atyre që donin të vrisnin veten, dyshohet për 88 vdekje

Ka filluar hetimit për vdekjen e 88 personave në Mbretërinë e Bashkuar, që blenë substanca nga ueb-faqet kanadeze dhe që dëshironin të kryenin vetëvrasje.

Hetimi është filluar pasi kanadezi Kenneth Law, 57-vjeç, u arrestuar dhe akuzuar në maj në Ontario, ku rëndojnë dy pika të aktakuzës – këshillim dhe ndihmë për vetëvrasje, transmeton Telegrafi.


Policia beson se Laë kishte shpërndarë dhe shitur substanca helmuese në internet, për të synuar individë të prirur për të lënduar veten. Hetimi që atëherë është zgjeruar.

Tani agjencia kombëtare e Britanisë në luftën kundër krimit (NCA) ka zbuluar se ka identifikuar 272 persona në Britani të Madhe, që kishin blerë artikuj nga ueb-faqet kanadeze në dy vitet e fundit. Nga 272, 88 prej tyre kanë vdekur.

Zëdhënësi i NCA-s ka paralajmëruar se janë në fazën e hershme të hetimeve dhe se nuk mund të konfirmojë nëse blerjet në ueb-faqe kanë shkaktuar çfarëdo vdekje, por shtoi se çdo rast me vdekje po hetohet.

Policia rajonale në Peel, Ontario, ka njoftuar se kimikalet e shitura online kanë ngjyrë të bardhë, një helm që nganjëherë përdoret në përpunimin e ushqimit.

Në raport thuhet se Law dyshohet se ka bërë shpërndarjen e 1200 pakova në adresa të ndryshme në 40 vende, kurse hetimet e policisë janë duke u zhvilluar edhe në SHBA, Itali, Australi dhe Zelandë të Re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori