LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja, një hap më pranë legalizimit të marihuanës

Kanadaja, një hap më pranë legalizimit të marihuanës

Kanadaja kapërceu një pengesë të madhe legjislative të enjten, duke iu afruar kështu edhe më shumë ligjërimit të plotë të kanabisit “rekreativ”.

Me 56 vota pro, 30 kundër dhe një abstenim, Senati miratoi projektligjin që do ta kthejë Kanadanë në vendin e parë të G7-s që legalizon marihuanën.


Përdorimi mjekësor i saj është lejuar atje në vitin 2001. Vota e një dite më parë e rikthen draftin në Dhomën e Komunëve, ku ligjvënësve do t’u duhet të vendosin nëse i pranojnë apo jo dhjetëra amendamentet e shtuara legjislacionit nga Senati.

Kryeministri Justin Trudeau është angazhuar personalisht që ta bëjë marihuanën të ligjshme këtë verë. Për këtë arsye, kabineti i tij ka lobuar fort, duke afruar sidomos senatorët indigjenë me premtimin se për komunitetin e tyre do të ketë më shumë fonde të shëndetit mendor dhe shërbimeve shtesë.

Kanadezëve do t’u duhet të presin edhe 12 javë përpara se projektligji të bëhet më në fund ligj, e të arrijnë ta blejnë lirshëm marihuanën. Provincat dhe territoret e vendit do të jenë vet përgjegjëse për elementë të ndryshëm të tregut të shitjes, përfshirë edhe mënyrat sesi do të bëhet shitja, apo nëse përdoruesit do të mund ta pinë cigaren e hashashit edhe në publik. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori