LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja dhe Meksika kundër tregtisë së njëanshme me SHBA-në

Kanadaja dhe Meksika kundër tregtisë së njëanshme me SHBA-në

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Amerikën Veriore (NAFTA) duhet të jetë trepalëshe, kështu ka thënë Kanadaja dhe Meksika, duke hedhur poshtë bashkëpunimin njëanshëm tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në takimin e zyrtarëve meksikanë dhe kanadezë në Mexico City, dy vendet gjithashtu kanë hedhur poshtë ftesën e Administratës Trump lidhur me klauzolat e kufizimeve, sipas së cilës çdo pesë vite do të bëhet një kontroll i NAFTA-së, ku të dyja vendet theksuan se një klauzolë e tillë do të ishte shkatërruese për investimet.


“Askush nuk do të investojë as edhe një dollar kanadez, pesos meksikan apo dollar amerikan në industrinë e cila nuk ka siguri afatgjate”, ka thënë pas takimit Ildefonso Guajardo, ministri i Ekonomisë së Meksikës.

Delegacioni meksikan do të udhëtojë për në Uashington për të biseduar me zyrtarët e SHBA-së rreth NAFTA-së, mirëpo qëndrimi i tyre do të mbetet i paluhatur në qëllimin që NAFTA të mbetet marrëveshje trepalëshe me kushte të përhershme, përcjell Telegrafi.

“Fakt është se udhëtojmë në Uashington për bisedime dypalëshe për të forcuar konceptin trepalësh të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, realizoi një takim me presidentin në ardhje të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador.

Ajo takimin e vlerësoi si pozitiv, duke theksuar se dy vendet u pajtuan rreth qëndrimit lidhur me NAFTA-në.

“Kanadaja beson tek NAFTA si marrëveshje trepalëshe. Ajo është në fuqi afër çerek shekulli. Marrëveshja u ka mundësuar vendeve tona të integrojnë ‘zinxhirët’ e tregtisë dhe furnizmit”, ka thënë ajo.

Zyrtarët e të tre vendeve janë shprehur se duan të përshpejtojnë bisedimet e nisura në gusht, por Kanadaja dhe Meksika janë të shqetësuara për shkak të insistimit të presidentit Donald Trump se SHBA-ja nuk kanë pasur përfitime të mjaftueshme të marrëveshjes dhe duan një marrëveshje më të favorshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori