LAJMI I FUNDIT:

Kampionët e “Super Sfidës”, Gold Ag, Leonora Jakupi dhe Meda (Video)

Kampionët e “Super Sfidës”, Gold Ag, Leonora Jakupi dhe Meda (Video)

Finalja e madhe e “Super Sfida”, e cila u transmetua mbrëmë në RTK, ishte një shou i jashtëzakonshëm që kishte dramë, tension, shou, humor, ku gara nuk mungoi deri në lojën e fundit.

Në finale, në një duel të madh u ndeshën ekipi “Shqiponjat” kundër ekipit “Prishtinalitë”. Ekipi “Shqiponjat” përbehej nga Gold Ag, Leonora Jakupi dhe Meda, ndërsa për ekipin “Prishtinalitë” garuan Alban Mehmeti, Robert Berisha dhe Yllka Kuqi. Të gjithë mysafirët ishin yje të cilët janë në kulmin e famës së tyre si artistë dhe të cilët treguan edhe shpirtin garues në lojëra jo të zakonshme.


Moderatori dhe producenti, Enis Ujkani, sqaroi gjatë emisionit se në këtë edicion janë kujdesur që të mos vendosin lojëra të cilat, për shkak të garës së fortë dhe tensionit, do të mund t’i rrezikonin mysafirët të kenë lëndime eventuale, duke shtuar se ky kujdes ka ardhur për faktin se kur e dimë se jemi në finale dhe fitorja është më afër se kurrë, “secili mysafir nuk kursehet që të bëhet edhe pjesë e lojërave që janë spektakolare”.

Loja e parë “hokej” ishte shumë e ashpër, sidomos dueli në mes Gold Ag dhe Robertit, ku dhe i thyen shkopinjtë në mes lojës dhe u lënduan në duar dhe këmbe, gjë që i detyroi organizatorët ta ndërrojnë lojën.

Në lojën e dytë “Top Top”, ekipi “Shqiponjat”, kaluan në epërsi prej pesë pikësh dhe nga loja e tretë vazhduan në epërsi ekipi “Prishtinalitë”, epërsi që vazhdoi deri në lojën e fundit “futboll symbyllas”, ku në raundin e parë Leonora Jakupi e barazoi rezultatin. Raundin e dytë Gold Ag e fitoi dhe kaloi në epërsi, ndërsa në raundin e tretë, Meda fitoi dhe mbrojti fitoren.

Kështu ekipi “Shqiponjat” fituan Kupën e “Super Sfida 2016”  dhe veturën fringo të re Dacia Sanderote, që e dhuroi “Auto Mita”.

Producenti Ujkani falënderoi kompanitë Golden Eagle dhe Relax, që e ka mbështetur këtë shou që nga fillimi, gjithashtu edhe RTK që e transmeton këtë shou çdo javë.

Një falënderim shkon edhe për portalin Telegrafi, i cili vazhdimisht e ka pasqyruar përmes lajmeve tërë edicionin e shout garues ‘Super Sfida’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori