LAJMI I FUNDIT:

Kammenos: Shkupi është punë e vogël, automjetet e blinduara për 20 minuta mund të arrijnë në Serbi

Kammenos: Shkupi është punë e vogël, automjetet e blinduara për 20 minuta mund të arrijnë në Serbi

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” ka thënë se Shkupi është punë e vogël. Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

Kammenos tha se as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, tha Kammenos.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheq qeverinë.

Ai tha se kur ka qenë në SHBA ku edhe ka propozuar “Planin B”, gjegjësisht marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari shtetëror në SHBA e ka pyetur: pse insiston?

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori