Kamioni Tesla Semi përfundon një udhëtim testues prej 800 kilometra – ishte me ngarkesë të plotë
Kamioni Tesla Semi ka arritur të përfundojë udhëtimin e parë prej 800 kilometrash (500 miljesh) me një rimorkio plotësisht të ngarkuar, dy ditë përpara fillimit të dërgesave zyrtare.
Tesla Semi u prezantua në vitin 2017 dhe synonte të hynte në prodhim në vitin 2019 me klientët e parë që shpresonin të transportonin ngarkesat e tyre pa emetime në kohë për Krishtlindjet e atij viti.
Por na u desh të prisnim edhe 3 vjet të tjera.
Kamionët e parë do t’i dorëzohen Pepsi-t këtë të enjte në një ngjarje speciale në fabrikën Giga Nevada.
Kur Semi u prezantua, ishte një revolucion i vërtetë, një kamion i klasës 8 me emetim zero, i aftë për të udhëtuar 800 kilometra (500 milje) përderisa ishte plotësisht i ngarkuar.
Për fat të keq konkurrenca “nuk ishte në gjumë” për 5 vitet e fundit dhe Volvo së bashku me Mercedes dhe Freightliner dhe madje edhe Nikola, arritën të sjellin automjetet e tyre në treg, shkruan Arena EV, transmeton Telegrafi.
Me një postim në Twitter, Elon Musk konfirmoi se pritja 5 vjeçare ia ka vlejtur.
Pse është kaq e rëndësishme distanca prej 800 kilometrash (500 miljesh)?
Në SHBA, një shofer kamioni mund të ngasë 8 orë përpara se të ketë nevojë të pushojë.
Në atë kohë ata përfundojnë mesatarisht pak më pak se 800 kilometra (500 milje) të ngasjes dhe kjo është ajo që i duhej industrisë së transportit – duke mos pasur nevojë për të ndryshuar logjistikën, por thjesht duke qenë në gjendje të ndërrojnë kamionët me benzinë me ato elektrike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Cilat vetura janë më të lira për t'u mirëmbajtur për shoferët amerikanë?
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel
Mansory modifikon Rolls-Roce Spectre
Presidenti brazilian viziton fabrikën e gjigantit gjerman, Volkswagen me veturë speciale në nderim të tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën