Kamioni 12 tonësh godet Mercedesin, dhe qindra metra e tërheq zvarrë - mrekullisht nuk lëndohet askush (Video)

16:"© newsflare.com

Një kamion 12 tonësh që transportonte çimento në mikser ka goditur një Mercedes-Benz, të cilin për qindra metra e tërhoqi zvarrë nëpër rrugë.
Derisa shoferi i veturës luksoze gjermane që kap vlerën e 70 mijë dollarëve mundohej të ndërronte korsinë, shoferi i kamionit nuk kishte vërejtur sinjalizuesin e tij dhe kështu ishte nisur në drejtimin e njëjtë, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment e godet në njërën nga rrugët më të frekuentuara të Sydney, dhe fillon ta tërheq zvarrë nëpër rrugë veturën dy tonëshe.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës, ku për fat të mirë askush nuk është lënduar. Megjithatë, po të mos ishte shtylla e semaforit, vetura Mercedes do të vazhdonte të tërhiqej zvarrë nga kamioni. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































