“Kam dy fëmijë që më shohin” – Labi i kërkon Klodit të mos e provokojë, pas incidentit me pije

Pas incidentit të tensionuar që ndodhi mes Labit dhe Klodit, ku Klodi i hodhi pije në fytyrë bashkëlojtarit të tij, dy banorët kanë zhvilluar një bisedë sqaruese për të ulur tensionet.
Në momentin e ngjarjes, Labi u shpreh se nuk po shihte mirë për shkak të pijes, çka e bëri situatën edhe më të rëndë.
Ngjarja mori përmasa të mëdha brenda shtëpisë, por mbrëmë vonë, Labi dhe Klodi u ulën për të diskutuar hapur për atë që kishte ndodhur.

Gjatë bisedës, Labi i tha Klodit se është i vetëdijshëm që provokimet janë pjesë e lojës, por i kërkoi që të mos e përfshijë familjen e tij në këto situata, pasi ka dy fëmijë që e ndjekin nga jashtë.
“Kam qejf të jem edhe djalë i mirë”, u shpreh Labi, duke shtuar se nuk e sheh veten si personin që mund të duket në disa momente brenda shtëpisë.
Ai theksoi se mund të pranojë lojën dhe provokimet, madje edhe hedhjen e ujit apo të keqapit, por jo përdorimin e pijeve apo gjërave të përpunuara.
Nga ana tjetër, Klodi reagoi duke thënë se e kishte bërë veprimin me qëllim, pasi sipas tij Labi shpesh e viktimizon veten.
Ai gjithashtu ngriti shqetësimin se gjatë debateve janë përdorur fjalë që prekin familjarët, duke theksuar se edhe ai ka një nënë që ndjek spektaklin nga jashtë.
Klodi i kujtoi Labit se disa deklarata të tij janë interpretuar si nxitje për vetëvrasje, duke theksuar se shumë nëna e shohin çdo banor si fëmijën e tyre dhe se fjalë të tilla janë të rënda dhe të papranueshme. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com



























































