LAJMI I FUNDIT:

“Kam ardhur në Manchester Cityn e Turqisë”

“Kam ardhur në Manchester Cityn e Turqisë”

Gael Clichy ka thënë se edhe pse ka pasur oferta nga Fenerbahce dhe Galatasaray, ai ka vendosur të nënshkruajë me Istanbul Basaksehir, që është një ‘Manchester City i vogël’.

Clichy la Ligën Premier për të kaluar në Super Ligën turke, duke nënshkruar tri vite.


Mbrojtësi 31 vjeçar ka kaluar gjashtë sezone te Manchester City, ku fitoi dy tituj dhe dy Kupa.

“Basaksehir më jep përshtypjen e Manchester Cityt”.

“City është një klub që vetëm është përmirësuar në tetë vitet e fundit. Ju kam thënë bashkëlojtarëve të Basaksehir se duket që kam ardhur te një City i vogël”.

“Fenerbahce ka qenë e interesuar, por nuk kanë bërë oferta. Kam takuar njerëz të Galatasarayt dhe Basaksehirit”.

“Nga Galatasaray erdhi të më takojë vetëm një person. Kur i takova njerëzit e Basaksehir, u binda për projektin e madh. Nuk ka të bëjë gjithmonë biznesi, parat apo trofetë, por edhe ana njerëzore”, ka thënë Clichy. /Telegrafi/