Përgatiti: Luljeta Progni
Robert Dako ishte foshnje e porsalindur kur u internua në Tepelenë. Dy motrat e tij, Vitorja dhe Diana, ishin më të rritura, por shumë të mitura për të kuptuar pse jeta e tyre po merrte atë kthesë të rëndë. Roberti sapo kishte ardhur në këtë botë që ai s’kishte si ta dinte pse fati i tij do të ishte kaq i vështirë e kjo botë në të cilën sa kishte ardhur, ishte kaq e ashpër.
Ishte djali i Aleksandër Dakos, të biri të Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos. Gjyshja e Robertit, Sevastija, kishte qenë ndër vashat e para shqiptare të arsimuara e ndër të parat vasha që kishte investuar gjithçka kishte për të sjellë arsim ndër të tjera vasha shqiptare. Kristo Dako ishte gjyshi i Robertit, një ndër rilindësit e shquar shqiptarë. Aleksandër Dako, babai i Robertit dhe i biri i Sevastisë e Kristo Dakos, ishte diplomuar në Oxford të Anglisë, në degën e inxhinierisë. U kthye në Shqipëri në vitin 1940. Ishte martuar me një italiane dhe nga martesa e tyre lindën tre fëmijë, Roberti, Vitoria dhe Diana. Aleksandër Dako kishte qenë pjesë e misionit të UNRRA-s për Shqipërinë. Në tetor 1946, pas prishjes së raporteve diplomatike me ShBA-në, u arrestua nga komunistët me akuzën si “agjent amerikan”, ndërsa kryente detyrën e koordinatorit. Gjyqi zhvillohet pas dy vjetësh arrest dhe dënohet me shtatë vjet burg.
Ndërkohë, i vëllai i Aleksandrit, Gjergji, një mjek kirurg i talentuar, i kishte përfunduar studimet në ShBA për mjekësi. Kur erdhi në Korçë, në valën e sulmeve të komunistëve kundër nënës së tij, Sevasti Qiriazi, dhe babait Kristo Dako, Gjergji arrestohet në vitin 1947. Ai vdiq në hetuesinë e Tiranës më 18 shkurt 1949, si pasojë e torturave. Trupi i tij nuk iu kthye së ëmës Sevastisë, e cila ishte gjithashtu në burg, e arrestua nga komunistët.
Ngjarjen e ka rrëfyer Vitoria, e motra e Robert Dakos, mbesa e Sevasti Qiriazit. Është një ndër ato netët e tmerrshme të Sevasti Qiriazit. I kishin vrarë djalin dhe nuk ia jepnin trupin e tij.
“Sevastia shkoi për të marrë trupin e të birit. Të paktën do ta shikonte të vdekur, por atë nuk ia dhanë. Sevastia mundi të zbulonte se ata që vdisnin në burg, çoheshin në Lumin e Tiranës. Kështu, natën u nis bashkë me Marien në bregun e lumit për të gjetur trupin e Gjergjit dhe trupin e gjetën të mbështjellë me një hasër. Ndërkohë po gdhinte mëngjesi dhe kishin frikë se mos dikush i diktonte, kështu që e fshehën trupin në anë të tokës dhe u kthyen në shtëpi, me qëllim që të ktheheshin në mbrëmje dhe të merrnin trupin e tij. Por, kur u kthyen, e gjetën tokën të punuar nga traktori dhe trupi ishte zhdukur, për të mos e gjetur më kurrë. Sevastia, megjithëse në jetë kishte kaluar shumë telashe e peripeci, e karakterizuar nga një fortësi dhe kurajë, kësaj here dhimbja qe mbi forcat e saj dhe ra në një depresion të thellë, u end plot pesë muaj nëpër zyrat e qeverisë, me qëllim që të mund të rimerrte trupin e djalit të saj të dashur 36-vjeçar, por asnjë nuk iu përgjigj”, rrëfen Vitorie Dako.
Gjashtë muaj pas vdekjes së të birit, Sevasti Qiriazi, u nda nga jeta me brengën e madhe, prej dëshpërimit që e humbi djalin e kurrë nuk ia gjeti as eshtrat. Ajo vdiq më 19 shkurt 1949. Nuk iu bë asnjë ceremoni varrimi, sepse regjimi e ndalonte një të tillë për “kundërshtarët”.
Vitorja e rrëfen kështu ditën e fundit të Sevastisë mbi tokë: “Nuk iu bë asnjë ceremoni varrimi, kështu u varros nga familja. Ne e çuam në varreza me një karrocë me kalë në ‘Shesh Tufinë’, në veri të Tiranës, që në atë kohë ishin të vetmet varreza në qytet. Ne e çuam dhe e varrosëm atje të shoqëruar nga teto Parashqevia, mamaja ime Rozi, motra e saj Maria, që ishte e shoqja e Gjergjit dhe nga ish-kuzhinierja e shkollës ‘Rukie Tafaj’, e cila ishte prej një familje të vjetër dhe autoktone tiranase dhe unë që isha fëmijë e vogël. Babai, Aleksandri, ishte në burg. Në vitin 1964, varrezat u prishën se do të ngriheshin pallate banimi, kështu eshtrat e Sevastisë u transferuan në varrezat e ‘Sharrës’ në jug të Tiranës në lagjen e ‘Kombinatit’. Në atë kohë Sevastia ishte dekoruar pas vdekjes në vitin 1962, me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu që transferimin e bëri shteti dhe më vonë, mbas vdekjes së teto Parashqevisë, shteti për to bëri një varr të përbashkët për ‘Motrat Qiriazi’ në parcelën e veçantë caktuar për personalitetet e shquara të kombit. Në zhvarrimin e eshtrave të Sevastisë ishim teto Parashqevia, babi im Aleksandri, dhe unë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A JE I GATSHËM TË TË QUAJNË TË ÇMENDUR?

Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Tregimi për nusen e shëmtuar

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Si e ka infektuar Adolf Hitleri mënyrën tonë të të menduarit

Opinioni publik dhe të vërtetat e realitetit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë