LAJMI I FUNDIT:

Kaltrina Selimi me postim të ndjeshëm pas vdekjes së nënës: Unë kisha nevojë akoma për kujdesin tënd, uroj të jesh engjëlli im mbrojtës

Kaltrina Selimi me postim të ndjeshëm pas vdekjes së nënës: Unë kisha nevojë akoma për kujdesin tënd, uroj të jesh engjëlli im mbrojtës
Foto: Kaltrina Selimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi, më 5 nëntor të këtij viti humbi nënën e saj.

Varrimi i të ndjerës u bë në varrezat e qytetit në Prishtinë, duke lënë kështu përherë të pikëlluar familjen Selimi dhe Nasufi.

Ngushëllimet e shumta nga familjarët, miqtë, kolegët por edhe nga mbarë dashamirësit nuk munguan, me çka e bënë këngëtaren që ta lehtësojë dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe.


https://www.instagram.com/p/Bt_NEb9BWF-/

Kaltrina në një postim të ndjeshëm të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet e sinqerta, teksa i ka bërë një dedikim emocional nënës së saj, tashmë të ndjerë.

“Përshëndetje familjarë, miq, kolegë dhe ju dashamirë! Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa na lehtësuat dhimbjen tonë me kujdesin që treguat ndaj neve. Andaj, unë dhe familjarët e mi të ngushtë, duam të ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë pikërisht në këto ditë, kur ne patëm nevojë më shumë se kurrë për ju…Zoti ju shpërbleftë më të mirat e tij! Zoti ju bekoftë dhe ju dhashtë shëndet

E ty nëna ime, i lehtë të qoftë dhe, uroj që shpirti yt të prehet në paqe. Unë kisha akoma nevojë për kujdesin tënd, prandaj uroj të jesh engjëlli im mbrojtës gjithë jetën. Të kujton me mall, familaj Selimi dhe Nasufi”, ka shkruar Kaltrina në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B40SqbaALef/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori