LAJMI I FUNDIT:

Kalon rezoluta, OKB do të nis hetimet për abuzimet e trupave ruse në Ukrainë

Kalon rezoluta, OKB do të nis hetimet për abuzimet e trupave ruse në Ukrainë

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro rezolutës për nisjen e hetimeve kundër trupave ruse në Ukrainë.

Është interesante të theksohet se rezoluta u refuzua nga vetëm dy vende, raporton skynews.


Një total prej 33 anëtarësh votuan pro rezolutës ndërsa Kina dhe Eritrea votuan kundër. Pati 12 abstenime.

Ushtari i parë rus që do të dal në gjyq - ai akuzohet për krime lufte në Ukrainë
Lexo po ashtu Ushtari i parë rus që do të dal në gjyq - ai akuzohet për krime lufte në Ukrainë

Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi në fund të muajit shkurt.

Sot, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.

Ndryshe, së shpejti para drejtësisë do të dal ushtari i parë rus, i cili akuzohet për krime lufte në Ukrainë. /Telegrafi/