Protestat për Zvërnecin shpërthejnë edhe në Milano - pamje

Në Milano të Italisë, anëtarë të komunitetit shqiptar nga Italia veriore dhe aktivistë mjedisorë organizuan protestë, duke theksuar se zonat e mbrojtura në lagunën e Nartës të Shqipërisë dhe në deltën e lumit Vjosa kërcënohen nga një projekt turizmi luksoz.
Protestat, të cilat filluan në Shqipëri, u bënë shpejt një nga lëvizjet më të mëdha mjedisore në vend vitet e fundit.




Duke mbajtur banderola dhe tabela që shkruanin "Shqipëria nuk është në shitje", protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj aktiviteteve të ndërtimit në zonat e mbrojtura dhe brohoritën slogane të tilla si "Shqipëria është e jona".
Ndryshe, pas debatit dhe reagimeve të shumta që kanë shoqëruar ditët e fundit projektin e investimit në zonën e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i projektit është transformimi i zonës dhe rritja e potencialit turistik të vendit.
“Dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, u shpreh ai. /AA/






































