LAJMI I FUNDIT:

Kalon ligji për rrogën minimale në Maqedoni

Kalon ligji për rrogën minimale në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë me 70 vota ”PËR”, pa vota ”KUNDËR” dhe ”TË PËRMBAJTUR” sot ka kaluar propozim ligjin për rrogën minimale e cila prej këtij momenti duhet të jetë 12 mijë denarë apo 195 euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Rroga e re prej 12 mijë denarë duhet të paguhet për të gjithë punëtorët, respektivisht edhe për punëtorët e industrisë se tekstilit, e lëkurës dhe industrisë së fasonëve.


Shteti për të ndihmuar kompanitë që të nivelizojnë rrogën minimale sipas ligjit do të jep 1.5 milionë euro ndihmë nga buxheti.

Deputetët e opozitës e vlerësuan këtë si nismë populiste në prag të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. /Telegrafi/