Ed Pratt nga Somerset i Anglisë, ka udhëtuar pesë mijë kilometra vetëm një rrotë, nga Kina për në Vietnam.

I riu 21-vjeçar, më herët kishte lëvizur në të njëjtën formë në pjesën qendrore të Azisë dhe në Evropë, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon aventurat e tij, në pjesë të ndryshme, takimin me banorët vendas dhe kulturën e tyre.

“Shpresoj që udhëtimi që kam bërë, të ju pëlqejë edhe juve. Për gjashtë muaj sa qëndrova në atë vend, ishte gjithçka e përkryer”, ka shkruar Pratt lidhur me rastin.

Mësohet se ai është në përgatitje të aventurës së re, që nisë nga Perth të Australisë në fillim të dimrit. /Telegrafi/