LAJMI I FUNDIT:

I kaloi 23 vite duke gdhendur gurë, burri nga Armenia ndërtoi shpellën prej 27 mijë metrave katrorë duke përdorur vetëm daltë e çekan (Foto)

I kaloi 23 vite duke gdhendur gurë, burri nga Armenia ndërtoi shpellën prej 27 mijë metrave katrorë duke përdorur vetëm daltë e çekan (Foto)

Këto fotografi mbresëlënëse tregojnë se si një burrë ka arritur të krijojë një “shpellë artistike” nën shtëpinë e tij, duke përdorur vetëm daltë dhe çekan.

Levon Arakelyan kaloi 23 vite duke gërmuar 65 metra nën tokë, duke krijuar një hapësirë prej 27 mijë metra katrorë nën shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.


Ai madje ndërroi jetë në vitin 2008, derisa po punonte në këtë shpellë me daltë e çekan në moshën 67-vjeçare. Punën në këtë projekt e kishte filluar, pasi gruaja i kishte kërkuar t’i ndërtojë një hapësirë që do t’i mbante të freskëta patatet.

Sot, kjo shpellë që e tëra është e punuar me dorë në fshatin Arinj të Armenisë është hapur si muze, kurse fotografi i Evropës së Lirë në Zelandë të Re, Amos Chapple ka pasur rastin të futet brenda dhe ta dokumentoj përmes imazheve punën e këtij burri.

Chapple ka deklaruar se muret e shpellë janë të ndërtuara nga gurët e butë dhe të fortë vullkanik, që arrijnë ta ruajnë temperaturën e shpellës nën 10 gradë celsius.

Levon kishte filluar punën me çekan në vitin 1985 dhe me kalimin e viteve, kishte gdhendur figura të ndryshme që vërtetë janë atraktive për turistë të shumtë nga e mbarë bota. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori