LAJMI I FUNDIT:

Kalanchoe – një lule me erë dhe dukje të mrekullueshme: Ja pse duhet ta keni këtë bimë në kopsht

Kalanchoe – një lule me erë dhe dukje të mrekullueshme: Ja pse duhet ta keni këtë bimë në kopsht
Thinkstock

Është një nga bimët më të përhapura me origjinë nga Afrika dhe bën pjesë ndër bimët me gjethe të trasha

Në dimër ajo lulëzon në shtëpi, në dritare dhe në verë në ballkon.


Kjo bimë lulëzon nga janari deri në qershor me lule të vogla aromatike, me ngjyra të ndryshme: e kuqe, portokalli, e verdhë ose rozë…

Nuk ka nevojë për ujitje të shpeshtë, kurse gjethet i bien nga lagështia e tepërt dhe myku, transmeton Telegrafi.

Nuk bën të spërkatet në gjethe dhe është mirë ta ushqeni një herë në muaj. Mund të lulëzojë përsëri, por më pas nga gushti duhet mbajtur në errësirë çdo ditë nga ora 18:00 deri në 06:00.

Thjesht dhe lehtë: Si të bëni nga tharmi ushqim të lirë dhe efikas për lule
Lexo po ashtu Thjesht dhe lehtë: Si të bëni nga tharmi ushqim të lirë dhe efikas për lule

Mund të shumohet duke përdorur fidanë dhe fara. Në pranverë fidanët e sipërm duhet të rrënjosen në një substrat të lagësht. Fidanët lëshojnë rrënjë pas disa javësh dhe më pas zhvendosen në saksi të tjera.

Kjo lule është shumë e ndjeshme ndaj të ftohtit dhe mjaftojnë vetëm disa orë temperaturë të ulët (rreth 0 °C) që bima të vyshket.

Për shkak të lules së bukur dhe aromatike, është një dekorim ideal si për ambientet e brendshme ashtu edhe për ato të jashtme. /Telegrafi/