Kaia Gerber dukej tejet elegante, ndërsa u shfaq në Gala të mrekullueshme të Muzeut të Akademisë 2024 në Los Angeles të shtunën.

Supermodelja, 23-vjeçare, iu bashkua yjeve të tjerë në tapetin e kuq të ngjarjes, si Kim Kardashian dhe Ariana Grande.


Gerber mahniti me një fustan vintage, Alexander McQueen nga koleksioni i modës së lartë të vjeshtës 1997 për Givenchy, për Vogue, shkruan DailyMail.

Screenshot 2024 10 20 095417

Fustani ngjitej pas figurës së saj të tonifikuar dhe përmbante detaje vezulluese, me rruaza që ishin të qëndisura në material.

Rreth dekoltesë dhe mëngëve të shkurta të ansamblit shiheshin copa shtesë me xhufka dhe rruaza.

Screenshot 2024 10 20 095425

Një fund i gjatë dhe i zi i tejdukshëm rridhte pas bukuroshes që i ofroi një shkëlqim dramatik pamjes gotike dhe gjithashtu përmbante detaje të ndezura.

Flokët brune të Kaias u ndanë në mes dhe u tërhoqën në gjysmë lart, duke lejuar që fijet të bien poshtë në kaçurrela të lehta.

Screenshot 2024 10 20 095435

Ajo e aksesoi fustanin me një varëse elegant 'choker', argjendi, si dhe një palë vathë të rënduar dhe një unazë argjendi në dorën e saj të djathtë.

Grimi i Gerber-it ishte bërë në mënyrë klasike për mbrëmjen dhe përbëhej nga një shtresë bojë tek qerpikët e saj si dhe një hije e lehtë rreth syve të saj. /Telegrafi/

Screenshot 2024 10 20 095522

Screenshot 2024 10 20 095511

Screenshot 2024 10 20 095502

Screenshot 2024 10 20 095450

Screenshot 2024 10 20 095442