Gjellë e cila lehtë përgatitet dhe është shumë e shijshme

Përbërësit:

– ½ kg patate;
– ½ kg qepë;
– 2 karota;
– 4 speca me tul;
– 1 tufë majdanoz;
– 2 lugë erëza të thata;
– 2 lugë miell;
– spec i bluar;
– kripë.

Përgatitja:

Patatet qëroni dhe pritni në katrorë, zhytni në ujë dhe qitni qepën e grirë, karotën, specat dhe të gjitha bashkë zieni.

Miellin dhe specin e bluar tundni në pak ujë dhe përzieni në gjellë.

Shtoni erëza dhe kripë sipas shijes, dhe largoni nga shporeti dhe shtoni një tufë majdanozi të grirë.

Shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.