LAJMI I FUNDIT:

​Kadrijaj: Kurti po vazhdon kapjen e shtetit, Reka u rekomandua jashtëligjshëm për konsull në New York

​Kadrijaj: Kurti po vazhdon kapjen e shtetit, Reka u rekomandua jashtëligjshëm për konsull në New York

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, adreson akuza ndaj Qeverisë Kurti se po vazhdon të kap shtetin duke emëruar militantë partiak.

Përkitazi me këtë, e konsideron edhe rekomandimin për emërim si Konsull i Përgjithshëm në New York të Blerim Rekës.


Ajo thotë se i njëjti është rekomanduar jashtëligjshëm, pasi është person partiak dhe po ashtu, sipas saj, emri i tij ka kaluar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë për KP se Qeveria e LVV-së në emër të ç’kapjes së shtetit, po vazhdon të kap vet shtetin.

“Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur në emër të ç’kapjes së shtetit, por po e kap shtetin. Po e shohim edhe në emërime në borde, inspektorate, agjenci të pavarur po emërohen militantët e tyre. Konsujt e përgjithshëm ka qenë praktikë edhe sipas ligjit duhet të jenë profesionistë të karrierës dhe jo politikë. Këtu është emëruar një ish-ministër i Lëvizjes Vetëvendosje. Çka është më e keqja se kemi shkelje të rregullores dhe ligjeve, pasi atë ditë në sallën kur është intervistuar zotëri Reka, prezent fizik të deputetëve kanë qenë vetëm pesë deputetë, ndërsa dy kanë marrë konfirmime me telefon. Kjo është shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit, kjo padrejtësi duhet të korrigjohet dhe komisioni të rimblidhet”, thotë ajo.

Ajo kërkon vigjilencë dhe aktivitet të Qeverisë së Kosovës në Bruksel, pas vonesave për zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë në veri.

“Qeveria duhet me qenë vigjilente dhe tepër aktive sepse nëse nuk zbatohet udhërrëfyesi për energjinë, këta duhet të iniciojnë këtë problematik në vendet që kanë ndihmuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ju e dini se e njëjta është arritur më herët të cilën LVV e kishte kundërshtuar dhe tash po thotë se është marrëveshje e mirë. Nëse nuk zbatohet këta duhet të ngrehin këtë shqetësim në gjitha instancat ndërkombëtare, pasi ne kemi edhe marrëveshje të tjera që janë arritur në Bruksel, por shumica nuk po zbatohen nga pala serbe. Ne duhet të jemi aktiv, Qeveria dhe Kuvendi, Presidenca në ngritjen e këtyre shqetësimeve”, shton Kadrijaj.

Ndërkohë, e akuzon ekzekutivit se ka lënë në terr informativ Kuvendit sa i përket procesit të dialogut.

“Jemi në terr informativ sa ia përket procesit të dialogut. Mendojmë se kjo qeveri duhet të jetë tepër më transparente në raport me dialogun”, thekson ajo.

Kadrijaj shpreh rezervat edhe për diplomacinë parlamentare të legjislativit.

Ajo thotë se Kuvendi do të duhej të kishte veprimtari më të madhe lobuese për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ne kemi aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, por nuk kemi pasur veprimtari të bollshme si komisione në mënyrë që të kemi një strategji se te cilat vende ta realizojmë ndonjë vizitë në mënyrë që të sensibilizojmë opinionin, apo të flasim direkt me grupet e miqësisë apo komisionet relevante parlamentare. Përmes kësaj do të ishte kërkuar përkrahje, lobim, avokim, pasi nëse e kemi përkrahje nga një vend, ne duhet të kërkojmë që të njëjtat të avokojnë për çështjet kur Kosova aplikon në organizata ndërkombëtare”, përfundon deputetja opozitare.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori