LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli takon kancelaren gjermane, Angela Merkel

Kadri Veseli takon kancelaren gjermane, Angela Merkel

Në vazhdën e takimeve me personalitete të larta të jetës politike e institucionale të Gjermanisë, sot në Bundestagun gjerman, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, në emër të Kosovës, kryetari Veseli i shprehu kancelares gjermane mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman për Kosovën dhe popullin e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme.


“Përfitova nga rasti i Konferencës për të takuar edhe Kancelaren Merkel dhe për t’i shprehur në emër të Kosovës mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman. Admiroj lidershipin dhe kurajon e saj për ta bërë Evropën më humane”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/