LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli e rikthen Hajredin Kuçin, e distancon pak Enver Hoxhajn (Foto)

Kadri Veseli e rikthen Hajredin Kuçin, e distancon pak Enver Hoxhajn (Foto)

Ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli e ka rikthyer në “pozicionon” e tij të mëparshëm, nënkryetarin e partisë, Hajredin Kuçi, raporton Gazeta Blic. Derisa në mbledhjen e parë të PDK-së të drejtuar nga Veseli, pas shkuarjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit, Hajredin Kuçin e kishte lënë “jashtë loje”, duke e ulur larg tij, ai sot e ka “korrigjuar” atë gabim.

Nuk dihet nëse për këtë ka “intervenuar” Thaçi, apo Veseli e ka parë të udhës që ta ketë afër dyshin e partisë.


Sikurse edhe shihet në fotografitë nga mbledhja e sotme, Kadri Veseli e ka ulur Hajredin Kuçin në krahun e tij të djathtë, ndonëse ky i fundit, në një nga intervistat e dhëna para disa kohësh, ka treguar që është më i afërt me Hashim Thaçin, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, nënkryetarin tjetër, Enver Hoxhaj që në mbledhjen e kaluar e kishte në krahun e djathtë, sot e ka distancuar paksa.

Ndërkohë, mësohet se nënkryetari Kuçi do të jetë zëvendëskryeminstër i ri i Kosovës, derisa Hoxhaj ka gjasa të rikthehet në postin e ministrit të Jashtëm, pas mbetjes vakante të këtyre dy vendeve, me shkuarjen e Hashim Thaçit, në postin e presidentit.veseli kuci
veseli kuci2

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori