LAJMI I FUNDIT:

Kadri Kastrati: Nuk pagova haraç (Video)

Kadri Kastrati: Nuk pagova haraç (Video)

Raportet e medieve të Maqedonisë se kinse ish-Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka paguar mijëra euro haraç liderit opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev, për mos shfaqjen në përgjimet e siguruara nga ai, për Kastratin janë absolutisht të pavërteta.

Kadri Kastrati në një intervistë dhenë për emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur kontakte me asnjë politikan jashtë Kosovës për arsyeje se pozita e tij si drejtor i drejtorisë për operacione, para se ta marr pozitën e kreut të FSK-së ia ka ndaluar të ketë kontakte me politikanë jashtë vendit.


“Këto deklarime që kinse unë i kam paguar mijëra euro haraç liderit opozitar në Maqedoni Zaev janë absolutisht të pavërteta”, ka thënë Kastrati, duke shtuar se pozita në Maqedoni po e sheh një frikë të Zaev dhe përmes shërbimeve sekrete në prag të zgjedhjeve po mundohet ta njollosë atë kinse është i lidhur me ish strukturat e UÇK-së.

Por, Kastrati insiston të publikohen ato përgjime, ani pse është i sigurt që nuk ka asgjë të vërtetë këtu.

Ndërsa duke folur për të ardhmen e tij politike, ish kreu i FKS-së ka deklaruar se është duke biseduar me disa prej subjekteve politike dhe së shpejti pritet edhe aderimi i tij në njërën prej tyre.

“Unë akoma nuk jam kyçur në ndonjë subjekt politik. Kam pasur bisedime mjaftë, gati me të gjitha partitë politike. Unë synoj të hy në politikë, por në kohën e duhur dhe momentin e duhur”, ka thënë ai.

Kastrati ka folur edhe për gjendjen e FSK-së si dhe transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori